Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar i shqetësuar për ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, ku një burrë tentoi të digjte me benzinë gruan e tij.

Në postimin e Bashës thuhet se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale, për të cilën PD do të ndërmarrë hapat e nevojshme për ta frenuar.

Postimi i plotë i Bashës:

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re