Një grua është paraqitur sot në spitalin i Infektiv duke kërkuar sendet personale të bashkëshortit, i cili ka humbur jetën nga Covid.

Ajo thotë se kur kanë marrë trupin e tij nuk ka pasur asnjë send personal, as karta e bankës dhe e identitetit, as telefoni e as portofoli.

“Me datë 26, me 5 ka vdekur, me 6 e kemi marrë. Me 7 i kemi bërë varrimin. Këtu thotë procesverbalin, ketu nuk del asnjëri. Nuk di se çfarë të them. Nuk kemi marrë asgjë,as kartë banke asgjë. I kam denoncuar në polici. E kam bërë në polici denoncimin.”- tha qytetarja.

Për Ora Neës ajo tha se ka bërë denoncimin në polici dhe pret edhe një reagim nga spitali.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re