Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Filiatra, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten, ndërsa burri shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e kësaj të diele.

E reja ka denoncuar në polici, se është goditur me shufra hekuri në duar dhe fytyrë. Menjëherë policia ka shoqëruar gruan dhe e ka marrë në pyetje, ndërsa pas ndihmës mjekësore ajo është larguar.

Ndërkohë autori 46-vjeçar është arrestuar nga Policia dhe po mbahet në burg, ndërsa të martën pritet të dalë para Prokurorisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re