Një burrë në Indi mbeti shumë i zhgënjyer pasi kishte shpenzuar shumë orë punë në modifikimin e makinës së tij, e cila iu konfiskua nga policia.

Ishwar Deen kishte shpenzuar rreth $3,000 (250000 rupi indiane) për të kthyer automjetin e tij të thjeshtë në një helikopter.
Ai thotë se bashkë me të vëllanë Parmeshwar, punuan “ditë e natë” për dy muaj duke i shtuar makinës së tyre Maruti Suzuki një helikë në çati dhe bisht me modifikues fluturimi.

Ata kërkonin ta kthenin mjetin në një helikopter edhe pse në fakt ngjashme më shumë me një ‘peshkaqen të ndryshkur’, sipas mediave vendase.
Djemtë rrjedhimisht e quajtën mjetin e ri “auto-kopter”.
Deen nga shteti verior indian i Uttar Pradesh, i lumtur për përfundimin e masës më të madhe të punimeve, po e çonte mjetin e ri të punishtja e zonës për t’i dhënë një shtresë boje, por u ndalua nga policia.
Oficerët ia sekuestruan mjetin për shkelje të kodit rrugor në Indi dhe e gjobitën 2,000 rupi ($24).
Zyrtarët thnë se kshin nisur hetimet dhe “zbuluan” se modifikimet ishin bërë “pa leje”.
Por Deen me të drejtë insiston se nuk e konvertoi makinën e tij për të ecur me të në rrugë por vetëm si një atraksion në rrugën e shtëisë së tij, ose ta jepte me qera për dasma apo evente të veçanta.
Sipas informacioneve ai mund të rimarrë mjetin e tij vetëm nëse pranon çmontojë modifikimet e bëra.
Duke folur me rrjetin vendas ANI News, Deen tha: “Makina të modifikuara si fuoristrada ka kudo rrugëve këtu në Pratapgarh dhe askush nuk i kufizon”.
“Unë doja vetëm ta përdorja për dasma, që familja jonë të fitonte disa para më shumë”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re