Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të enjte (9 maj) në zonën e Bajronit në Greqi, ku një çift shqiptar u sulmua me armë zjarri dhe për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:00 në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me gruan.

Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të qëllojë në drejtimin e tyre.

Burri ka vdekur në vend nga të shtënat, ndërsa gruaja raportohet se është plagosur lehtë.

Ende mbeten mister arsyet e sulmit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re