Marsi është vetëm 23 vjeçe, por duket sikur fati nuk i ka buzeqeshur aspak. Prej vitesh ajo ka vuajtur dhunën fizike dhe psikologjike nga babai i femijës së saj që sot është ish-bashkëshorti i saj. E imponuar nga familja të martohej në një moshë fare të re, sot Marsi vuan pasojat e kësaj kurore. Duke u bërë pjesë e një mentaliteti të egër ku fjala e prindit është ligj, ajo pranoi të martohej në moshën 15 vjeçare me dikë 15 vite më të madh se vetja.
“Unë jam martuar në moshën 15-vjeçe sa kam mbaruar shkollën. Vjen dikush një shoku i babait dhe vendosin të më martonin me një djal të moshës 30 vjeç. Thonë prindërit po do shkosh dhe shkova, Ditët e para kanë qenë mirë dhe pastaj unë ngela shtatëzanë. Më pas filloi dhuna psikologjike, më thoshte je pronë e imja do bësh këto që të them unë dhe më pas kaloi në dhunë fizike. Në fillim familjarët edhe atë nuk e lejonin dhe silleshin mirë, por më pas kur u mësuan me mua që kjo është te ne dhe është e vogël, duke filluar që nga nëna, babai, kunati ishin të gjithë që ushtronin dhunë”, thotë 23-vjeçarja.
Situata familjare e mbushur me episode dhune nuk ishte aspak e thjeshtë për 23 vjeçaren . Ajo veçon disa momente dhe të fundit kur vjerri tentoi ta vriste me brisk kur ajo vendosi ti thotë jo abuzimit.
“Një episodë që s’do ta harroj kurrë është kur më nxorri thikën dhe donte të më vriste. Në atë moment ndërhyri vjerra jo se’e më donte, por se kishte një drekë ditën tjetër dhe tha të bëjmë drekën nesër pastaj bëni çfarë të doni. Nuk donte të më shpëtonte thjesht mendonte për opinionin e njerëzve. Më ka dhunuar kur kam qenë shtatëzan, më ka dhunuar në sy të djalit, çdo dhunë fizike psikologjike ka qenë në sy të djalit dhe tashmë ai vuan pasojat e traumës dhe nuk flet nuk shfaq emocione për botën jashtë dhe nuk ka emocione”, shprehet 23-vjeçarja.
Sot ajo është nëna e një djali 5 vjeç i cili vuan traumat që ka përjetuar qysh nga lindja. Duke parë vazhdimisht dhunë, dhe ndonjëherë duke qeneë dhe vet pjesë e saj, 5 vjeçarit sot i duhet çdo ditë terapi intensive për ti bërë ballë sëmundjes së tij. Çdo ditë ajo udhëton nga Peqini në Elbasan me shpresën që djali një ditë do të bëhet si gjithë femijët e tjerë.
/faxweb