Një burrë meksikan vrau gruan e tij derisa ajo po ushqente me gji foshnjën nëntëmuajshe pasi po i merret shumë kohë për t’u përgatitur për një natë jashtë qytetit.

Gabriel Hernandez Reyes, 26 vjeç, shkrepi dy plumba në Hortencia Balcanzar, 26 vjeç, nënën e katër fëmijëve të tij, në fermën e prindërve të saj në Veracruz më 19 korrik, shkruan ‘Daily Mail’.

Në disa intervista, fqinjët kujtuan ngacmimin që viktima kishte përjetuar gjatë viteve.

Për më tepër, ata që ishin afër Balcanzar-it detajonin se si Hernandez Reyes e rrihte me kabllo dhe do të përdorte një armë dore për ta kërcënuar atë.

Historia tronditi bashkësinë e ngushtë të fshatrave në Minatitlan, Veracruz.

Hortencia Balcanzar u rrëzua në dysheme së bashku me fëmijën pasi u qëllua.

Fëmija nëntëmuajshe dhe vëllai i tij katërvjeçar nuk u lënduan nga kjo vrasje e tmerrshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re