Aktorja Zhaklina Dhimojani e cila njihet për rolin e saj si Mimoza Llastica ka treguar jetën në karantinë në Zvicër. E izoluar bashkë me familjen, Zhaklina shprehet se zviceranët mendojnë se kanë imunitet si popull dhe se atje nuk janë vendosur shumë masa. Aktorja shtoi gjithashtu se mezi e ka bindut të shoqin që të qëndronte me të në shtëpi, pasi ai është efektiv policie.

“Këtu nuk është aq tragjike situata, në përgjithësi është e ndaluar të bësh grupe me më shumë se 5 persona, në rrugë mund të dalë kushdo, nuk kontrollohet, mund të shkosh kur të duash për të bërë pazarin, kërkohet distanca. Zviceranët në përgjithësi nuk kanë frikë si ne mesdhetarët. Para pak javësh një grua kur më pa me maskë, më tha: Ej, jemi në Zvicër ne! Mendojnë se janë me imunitet si popull.

Jam në shtëpi me familjen, kam një vajzë, është në universitet, studion për shkencat e Lindjes së Mesme, do bëhet politikane e mirëfilltë. Im shoq është në shtëpi pasi këmbëngula unë, del vetëm për ndonjë konferencë shtypi ose ndonjë emision. Im shoq është Shefi i përgjithshëm i policisë.

Marrëdhënia ime me karantinën është kështu: Ditët e para rrija vetëm në kuzhinë, pastaj ra entuziasmi i kuzhinës, fillova pastrimin e garderobës, sport në oborr, shoh Netflix, nuk kam lexuar shumë të them të drejtën. Nuk jam një tip që më mungon shumë e dalura, por më bën keq ideja që nuk mund të pres një biletë avioni e të shkoj diku,”– u shpreh aktorja.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re