Pas pesë vitesh përpjekje, zyrtarisht nga kjo e martë nisi operimin bursa shqiptare e energjisë, duke bërë që ky sektor të jetë edhe më transparetë në vendin tonë. Ajo do të ndihmojë aktorët e tregut për sigurimin e energjisë me cmime më transparente dhe me kosto edhe më të ulta.

 

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha se viti 2022  dëshmoi edhe më shumë, nevojën për një bursë të tillë, si dhe ftoi prodhuesit të bëhen pjesë e saj.

 

Në ceremoninë e fuksionimit të saj u demostrua edhe çelja e ankandit të parë. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe diplomatja amerikane Yuri Kim, sipas të cilës me hapjen e bursës, Shqipëria do të bëhet gradualisht pjesë e tregut europian.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA-së

 

Ju falenderoj për organizimin e eventit. Ky organizim është diçka e rëndësishme, por pse? Sepse ndodhemi në një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropë. Asgjë nuk mund të ndodh pa energjinë. Kështu që kjo ka të bëjë me të krijuarin e një mundësie, rrethanave, që Shqipëria, Kosova dhe rajoni të kenë stabilitet dhe parashikueshmëri në lidhje me çmimin e saj. Ka të bëjë me integrimin. Ndërsa Shqipëria po integron tregun e saj me Kosovën, po e shohim këtë si një bazë për integrimin brenda Ballkanin Perëndimor dhe më pas integrimin e rajonit brenda Evropës. Këtu qëndron rëndësia- tha Yuri Kim.

 

Alpex është bursa e dytë në rajon mes 6 vëndeve të Ballkanit Perëndimorë. Aksionerët e saj janë operatori I sistetimit të transmetimit Shqipëri-Kosovë.

 

Sipas të dhënave në shtator pritet të bëhet operacioni i parë i shit-blerjes së energjisë edhe me Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re