SHQIPËRI- Bursa shqiptare e energjisë, ka anëtarësuar deri me tani shtatë anëtarë. Platforma, e cila ka nisur operimin që me datën 11 prill të këtij viti me , nisi fillimisht ankandet me tre kompani shtetërore që janë pjesë e OSHEE Group, si Furnizuesi i Tregut të Lirë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal si dhe Korporatën Elektoenergjetike Shqiptare. Në fillim të majit, Bursës iu shtuan edhe dy kompani private.

Synimi kryesor i “ALPEX” është ulja e kostove dhe shit blerja në treg të lirë, me qellim zhvillimin e të gjithë sektorit energjetik  në vend.

Platforma është e aksesueshme që na muaji prill, ndërsa publikon çdo 24 orë çmime të referencës për shitjen dhe blerjen e energjisë nga vendet e tjera. Një muaj nga nisja e ankandeve, transaksionet kryesisht kanë përfshirë kompanitë publike, ndërsa në këtë treg priten të përfshihen edhe kompani te tjera private.

Bursa Shqiptare e Energjisë u regjistrua si subjekt në tetor te 2020,  me aksioner Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë me 57.25% të aksioneve./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re