Bordi i krijuar nga qeveria ka vendosur një çmim 5 ditor për naftën në Shqipëri. Ky veprim, ka sjellë reagimin e ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, por edhe të analistit Neritan Sejamini, të cilët në statuset e publikuara në facebook, kanë vënë në mëdyshje këtë veprim duke argumentuar se çmimi në bursa sa vinte e binte.

Në analizën e bërë Soko, demonstron se çmimi i naftës në bursa ishte pothuajse i njëjtë nga një ditë para se Rusia të niste pushtimin e deri më tani kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë. Sipas Sokos, Bordi i cili po merrej me këtë çështje duhet të bënte publike metodën e ndjekur për të arritur tek çmimi 203 lekë për litrin e naftës që do jetë i vlefshëm në 5 ditët e ardhshme.

Postimi i Plotë nga Sejamini:

Sa fillon e bie me ore cmimi i naftes ne bursa, Bordi i Karburantit vendos nje çmim fiks plot 6 ditor ne Shqiperi.

Postimi i plotë nga Pano Soko:

Tani ky Bordi është aty për të ulur çmimet, apo për t’i rritur? Se Brent dje u mbyll me 97$/fuçi. Në datë 23 Shkurt, një ditë para se Rusia të niste invazionin, Brent u mbyll me 96$/Fuçi dhe këtu ishte nafta 190 Lek/Ltr.
Sot, bursa është potbuajse njëlloj, por në treg është 130 lekë më shumë nafta dhe 140 lekë më shumë benzina.
Tani si i bie ky muhabet, ishim më mirë kur ishim keq?
Dhe tjetra, ç’është ky çmim 5 ditor, 16-21 Mars, tani që jemi në kurbë rënëse? Se i bie që ne ta blejmë naftën me 2030 Lek, edhe kur çmimi të bjerë akoma në bursë, e të shkojē 90$?
Kjo është hile.
Ça, do iki për weekend Bordi që e vendosën sot çmimin për 5 ditët e ardhshme?
Tjetra, pse nuk e bën transparente Bordi, metodën që përdor për të dalë tek çmimi? Sa është marzhi i ngrirë që iu lejohet kompanive të ndërhyjnë (përfshirë fitimin)?
Që ta shohim të gjithë, si doli ky çmim sot 203 Lek? Dhe pse 5 ditë?
Apo ka ndonjë hall Bordi..?
Pra si përfundim, ky Bordi është për të mbrojtur, apo për të na sulmuar?

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re