E ftuar në “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News ka qenë drejtoresha e Investimeve, në Bashkinë e Tiranës, e cila ka folur për projektin e fundit të bashkisë në lidhje me transportin urban që ka të bëjë me linjat e dedikuara.

Ajo tha se për këtë projekt po punohet prej dy vitesh  dhe se tani është në fazën fizibilitetit, ndërsa janë 3 linja që do të ridizenjohen tërësisht, Kinostudio – Kombinat, Unaza dhe Tirana e re.

Projekt që po punohet prej dy vitesh. Jemi drejt fundi të studimit të fizibilitetit. Janë 3 linja kryesore që do të ridizenjohen tërësisht, për të plotësuar 6 prej pikave kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm të transportit publik.

Kjo do të thotë që kostoja të jetë efektive dhe të kemi një burim financiar më të qëndrueshëm.

Tani është e vështirë të parashikohet, kostoja, orari dhe informacione të ngjashme. Kjo do të arrihet me linjën e dedikuar, që do të ofrojë siguri me orarin, ridizenjimin e këtij transporti dhe përshtatjen me të gjithë moshat dhe aftësi ndryshe.

Implementimi  i kësaj nuk mund të ndodhi me një fazë. Krahas këtij projekti, me investime po bëhen sa më shumë linja të dedikuara.

Sigurisht që përdorimi efektiv i linjave, gjë që akoma nuk funksionon, janë të gjithë kryqëzimet kryesore të Tiranës, kryqëzime që sot janë më të vështirë”, u shpreh Qazimllari.

Ajo shton se sot në Tiranë janë vetëm 10 kilometra korsi të dedikuara, ndërsa në përfundim të projektit pritet që të ketë një përgjysmim të kohës dhe po ashtu stacionet do të jenë të pajisuara me tabelat elektronike të kohës.

Sot janë 10km të dedikuara, kryesisht është efektive është një pjesë e mirë e Unazës dhe një pjesë e rrugës së Durrësit. Do të përmbyllen të gjitha linjat madhore, për të pasur mundësi për të përfituar nga përgjysmimi i kohës.

Do të kemi një përgjysmim të kohës, por nuk është vetëm  kjo, është edhe komoditeti dhe informacioni.

Do te ketë edhe shtim të numrit të autobusëve dhe po ashtu të gjithë urbanët do të jenë të gjithë elektrik.

Ridizenjimi i stacioneve, do të mbajë pajisjen me informacion të përgjithshëm, po ashtu edhe kohën”, theksoi ajo.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re