Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara në dy mandate të njëpasnjëshme nga viti 2000 deri në vitin 2008, Xhorxh W. Bush, duke folur për migrimin, tha se Amerika është një “shtet i bekuar dhe i fortë” falë migrantëve.

Ai gjithashtu iu referua legjislacionit që rregullonte migracionin, duke thënë se duhet të përshtatet me rrethanat bashkëkohore.

Megjithatë, Bush i ri vlerësoi se Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë kufijtë e saj. Ai paralajmëroi se migrimet mbartin me vete edhe rreziqe potenciale.

Me këtë deklarim, ai hem ka kundërshtuar presidentin actual Trump – për frymën e tij anti-emigrant, e hem e ka përkrahur atë për masat parandaluese të migracionit ilegal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re