Skip to content

Bushati akuza ndaj SPAK: Është lecka e këpucëve të Ramës! PD s’e mund dot regjimin, ndaj duhet të shkrihet!

Bushati 2

Bushati 2Analisti Andi Bushati është treguar shumë kritik, si shpeshherë ndaj qeverisë, teksa ka thënë se jetojmë në një regjim fashist të cilin PD nuk e mund dot.

Ai tha se PD duhet të shkrihet, por qytetarët pse duhet të durojnë edhe 4 vite me persona që ai i cilësoi si banditë dhe që kanë lidhje me pushtetin.

Bushati e cilësoi dhe SPAK-un si një institucion që punon për interesa të kryeministrit Edi Rama.

Bushati: Ç’kusur kam unë që të duroj dhe 4 vite me këta bandiëtë?

Ç’kusur kam unë që të kem një SPAK që punon si lecka që pastron këpucët e Edi Ramës.

Me fatin e PD unë fshij këpucët dhe iki përpara, nuk më duhet mua, por është opozita që duhet të mbrojë interesin qytetar.

I paguajmë me taksa si qeverinë si opozitën. Nëse keni 4 vjet që na thoni suksesi ynë është reforma në drejtësi, dhe tani thoni na jpeni mandatin e tretë për reformën në drejtësi, atëherë ne jemi duke shkuar drejt humnerës.

PD nuk e mund dot regjimin, duhet të shkrihet PD-ja për mua, po unë ç’faj kam. Jetojmë në një regjim fashist.

Bushati tha gjithashtu se: “Budallallëku i PD ishte që u fut në një thertore duke kënduar, jo se po ankohet sot”.

Bushati: Të dielën në darkë, këta bërtisnin fitore unë fola për masakër elektorale. Që në datë 24 kur ndodhi ajo e Elbasanit, kishin shkuar si cjapi te kasapi në këto zgjedhje. Unë e provova, u sul SPAK.

Nuk mund të ketë zgjedhje në një vend normal ku SPAK, prokurori, polici, bandat janë sheshit. Kush po i mblidhte votat për PS, ata që çanin tregun e Elbasanit.

Budallallëku i PD ishte që u fut në një thertore duke kënduar, jo se po ankohet sot. Mendoj radikalisht ndryshe nga PD.