Drejtuesi  politik i Partisë Demokratike, për qarkun Shkodër Helidon  Bushati, zhvilloi sot nje takim me bizneset dhe qytetarë  në rrugën G’juhadolit, raporton Vizion Plus.

 

Gjatë takimeve Helidon Bushati, u njoh nga afër me problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga bizneset e zones.

 

Kur kalon në këtë zonë muzeale,një nga rrugët  me karakteristike të Shkodrës, përballesh me biznese të falimentuar,që kanë ulur qepenat, thotë ai në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

 

 

Drejtuesi politik i PD prezantoj në çdo biznes planin ekonomik të PD, për rimëkëmbjen sipas tij te ekonomise në familjet shkodrane dhe  shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re