Analisti Andi Bushati, ka debatuar me Ministrin e Turizmin, Blendi Klosi, në Top Channel, lidhur me masat që kishte marrë shteti pas tërmetit të parë 5.7 ballë, që goditi vendin në shtator. Bushati e pyeti ministrin, a ishte shpallur pallati në Thumanë, i pabanueshëm. Ministri nuk kishte informacion lidhur me këtë çështje dhe u shpreh se prokuroria po kryen hetime.

Pjesë nga debati:

Andi Bushati: Ti nuk di asgjë, nuk ke asnjë informacion, për cfarë duhet të të dëgjoj unë ty? Ti nuk di asgjë për një gërmadhë në Thumanë, ku vdiqën njerëzit. Vdekjen po e shfrytëzoni për të fituar para Casamonti!

Blendi Klosi: Këtë nuk duhet ta thuash. Prit të kalojnë të 40-tat. Respekto jetët e humbura.

Neritan Sejamini: Jetët e humbura respektohen duke bërë drejtësi.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re