Refomat e ndërmarra nga qeveria janë konsideruar si një sukses nga ministri për ëuropën i gjermanisë, Mikael Rot. Gjatë vizitës në Tiranë ai u takua me homologun ditmir Bushati dhe kërkoi pastrimin e drejtësisë përmes vetingut që sipas tij po funksionon.
 
“Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset. Shqipëria, në rrugën e duhur drejt anëtarësimit pasi ka marrë nga KE rekomandim pozitiv. Jam i bindur që Shqipëria do të vijojë reformat. Vettingu deri tani ka qenë procesi i suksesshëm. Funksionimi i procesit gjyqësor, me rëndësi. Këtu bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të fortë drejtësie.
 
Por diplomati i lartë gjerman i bëri të qartë mazhorancës dhe opozitës se duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë e të mos rrezikojnë integrimin e vendit.
 
“Dialogu…..Merrni përgjegjësitë tuaja që të mos rrezikoni rrugën e Shqipërisë drejt BE. Duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave”
 
Roth bëri të ditur se nuk ka anjë kusht për shqipëinë që të hapë kufijtë për refugjatët që vijnë nga lindja e mesme, apo të ndërtojë kampe pritëse. Ndërkohë ministri i jashtëm ditmir bushati e konsideroi vitin që vjen shumë të rëndësishëm për celjen e negociatave të anëtarësimit.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re