Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm në ikje ka pritur në një konferencë homologun holandez Stef Blok , duke shënuar me gjasë edhe konferencën e tij të fundit në këtë post.

Ai është pyetur nga gazetarët se cili ka qenë gabimi më i madh që ka kryer gjatë këtyre 5 viteve si ministër i Punëve të Jashtme.

Bushati është përgjigjur shkurtimisht, duke thënë se janë të shumta gabimet që ka bërë, por periudha e reflektimit për të nuk ka nisur ende.

Duhet të kem bërë më shumë se një gabim, por periudha e reflektimi s’ka filluar ende. Ju garantoj që do jetë e plotë”, u shpreh Bushati në fund të konferencës me homologun holandez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re