Thellimi i bashkëpunimit rajonal por sigurinë, terrorizmin, emigrantët dhe luftën ndaj krimit të organizuar është në fokus së takimit të ministrave të jashtëm të katër shteteve të Ballkanit, në Selanik të Greqisë.
 
Takimi mbahet me iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Në të janë të pranishëm Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ai i Bullgarisë Ekaterina Zaharieva  dhe ai i Maqedonisë Nikola Dimitrov.
 
Në këtë kontekst, agjenda e bisedimeve është zgjeruar në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar në një numër çështjesh me interes të përbashkët të tilla si bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të energjisë. Sipas Agjencisë Greke të Lajme, “AMNA”, kjo iniciativë e diplomacisë greke është pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar stabilitetin rajonal në Ballkan, por edhe në rajonin më të gjerë të Mesdheut Juglindor.
 
Sipas mediave greke, gjithashtu, do të hulumtohen mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në çështje të tilla si zjarrfikja – si dhe ndihma e Greqisë ndaj Shqipërisë në zjarret e ashpra të verës, por gjithashtu edhe në çështjen e zhvillimit të sinergjive në sektorin e energjisë, për të rritur sigurinë energjetike dhe për të promovuar ndërlidhshmërinë rrjeteve energjetike.
 
Sipas këtyre burimeve, në këtë takim do të shqyrtohen mundësitë për nxitjen e një qasjeje gjithëpërfshirëse për këto çështje, në bazë të të gjitha vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, si parakushte thelbësore për kursin evropian të gjithë rajonit të Ballkani dhe afrimim thelbësor të vendeve drejt Europës. Kjo, siç përshkruhet, është mesazhi politik që Greqia synon të promovojë si një konsolidimin të stabilitetit dhe sigurisë duke zhvilluar sinergji dhe rrjetet e bashkëpunimit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re