Analisti Andi Bushati mendon se drafti për Reformën Zgjedhore që tregon ambasadorja, nuk jep siguri për mosvjedhjen e votës.

Pas dështimit të 31 majit, prej 4 ditësh ambasada amerikane ka marrë rolin e negociatorit për të arritur një marrëveshje mes opozitës dhe qeverisë.

“Nuk e siguron dot komisioneri i pavarur mosvjedhjen e votave. E pamë në Dibër kur Damian Gjiknuri me atë që është kryetar bashkie në Lezhë, që u bënin presion mësueseve. E pamë që mjekët thanë që 4 viktimat me 21 janar u vranë nga turma. Të thuash që ky draft siguron votën e lirë, është si të marrësh 2 milionë shqiptarë për budallenj. Në demokraci ky draft është përfekt, në regjime si ky nuk funksionon”, tha Bushati në “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re