Deputeti Ervin Bushati nga parlamenti ka komentuar programet politike të PD dhe LSI të cilat sipas tij s’bëjnë sens ekonomik dhe me shkrirjen së bashku këto oferta e dëmtojnë ekonominë në këtë kohë.

“Nëse presidenti do të sillte dekretin që flasin  republikë e Shqipërisë por ato na vijnë si një frymë politike. Në vend që të jetë president Meta vjen si president i LSI.

Lutemi që presidenti të sjellë cështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë.

Do doja të thoja 2 fjalë premtime boshe. Premtimet boshe kanë hypër në tramvajin e Bashës.

Një tufë premtimesh që nga ana e pretimeve janë të djathta dhe nga ana e shpenzimeve janë të majta.

Para qytetarëve po sillen një algamë politikash që sbëjnë sens ekonomik.

Gjithçka që po sillet sot me një gjuhë politike të pa sens ska në thelb asnjë orientim të majtë të djathtë apo të qendrës.

Mënyra që kanë zgjedhur për të shkrirë me forcë programet kanë bërë që të kemi një Frankenstein politik dhe ekonomik.

Në këtë kohë oferta të tilla vetëm e dëmtojnë ekonominë shqiptare dhë në fund të ditës do kenë një dëm edhe kundrejt ekonomisë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re