Analisti Andi Bushati është treguar i ashpër me ambasadoren e SHBA në Tiranë, e cila tha se po kërkohet që të vrītet Reforma në Drejtësi. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, analisti tha  se deklarata e ambasadores nuk qëndron dhe se qeveria kërkon një armik që të thotë se janë të tjerë që nuk duan reformën.

Më tej ai shpërtheu kundër qeverisë duke thënë se e kanë bërë m*tin mullar dhe prandaj u duhet një armik.

“Këta kërkojnë një armik kanë që në nisje të Reformës në Drejtësi që kërkojnë një armik. Deri në vitin 2017 kam qenë dhe unë vīktīmë e propagandës që PD e LSI nuk donin reformën, por tani që ato kanë dalë jashtë sistemit mendoj se nuk kanë asgjë. Tani qeveria ka mbetur vetëm dhe i duhet një armik more vëlla. E kanë bërë m*tin mullar dhe duan një armik”, u shpreh Bushati

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re