Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë se besueshmëria e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, është në nivel mjaft të ulët dhe kjo duket edhe nga fakti, se shqiptarët më shumë i besojnë një imami si Elvis Naçit, se sa kryeministrit dhe qeverisë. Bushati tha se kjo është e qartë, nga fakti se Naçi ka mbledhur dhjetëfishin e fondeve që ka arritur të mbledhë qeveria, për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“E kuptoni çfarë skandali, Elvis Naçi, një imam, prift apo dervish quajeni, mbledh dhjetëfishin e Edi Ramës, e kuptoni nivelin e besueshmërisë së qeverisë?! Edhe kur del me tespie, prapë 10% të Elvis Naçit mbledh Edi Rama”, u shpreh Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re