I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, nuk ka folur me gjuhën e shefit të tij në lidhje me vendimet e në mbledhjen e përbashkët të qeverivë Shqipëri – Kosovë, por e ka përkrahur tërësisht atë.

Si diplomat profesionist, Bushati nuk është treguar i shqetësuar nga reagimi që mund të vijë prej Brukselit mbi deklarimet e pazakonta të Ramës, që në thelb ishin dhe një rebelim i Tiranës dhe i Prishtinës.

“Natyrisht, Brukseli në kuptimin simbolik apo partnerët që kanë investuar në rajon janë të interesuar për stabilitetin e rajonit, por e dinë shumë mirë që kursi i Shqipërisë dhe kontributi në rajon është i padiskutueshëm, askush nuk ka pikëpyetje.

Për Shqipërinë nuk ka projekt alternativ përkundrejt BE-së sado kohë të turbullta të kalojë BE. Kjo është një zgjedhje strategjike. Shqipëri-Kosovë dhe shqiptarët në rajon kanë qenë promotorë të zhvillimeve pozitive, mbajtësit e stabilitetit. Ka një apati nga BE për të vënë në jetë marrëveshje që vetë i ka ndërmjetësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi kreu i diplomacisë së Tiranës.

Bushati tha se Shqipëria nuk mund të aplikojë ndaj Serbisë të njëjtën masë si Kosova, me taksimin doganor të mallrave, por që synimi është, dhe kjo me përfitime të dyanshme, drejt krijimit të një tregu të përbashkët, diktuar nga shumë zhvillime, e që nis me zerimin e tarifave doganore mes dy hapësirave.

“Sot jemi në kushtet ku bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet strategjik. Janë vendosur disa trase të rëndësishme që ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete në fushën e tregut për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore.

Ka pasur neglizhenca në të dy anët, për disa raste ka munguar vullneti për të çmontuar disa interesa lokaliste apo kleinteliste, por në tërësinë e saj marrëdhënia me Kosovën ka njohur përmirësime. Brenda 6 mujorit të parë të 2019 të hiqet tarifa për roaming. Do të krijohet një pikë doganore në portin e Durrësit. Do të hiqen tarifat, do të zerohen barrierat. Do të hiqen 42 licenca që u nevojiten prodhuesve nga të dy anët e kufirit për të dalë në treg. Po krijojmë tregun e përbashkët” deklaroi Bushati”, tha Bushati.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re