Kandidati i PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati ka akuzuar Volta Ademin se gjatë fushatës ka bërë presion për votat që të votonin Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës.

Ai tha se PD u përball në Shkodër me qeverinë, foltoren, LSI, PSD, bashkinë. Bushati tha se Basha duhet të ngrejë zërin dhe t’u kërkojë llogari deputetëve.

“Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë,  administratën, PSD e foltore. Kishim bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush. Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër,  ta shëtisnin krejt Shqipërinë.

I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet t’i japim shpresë njerëzve. Ngrije zërin kryetar. Kërkoju llogari”, tha Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re