Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me qëndrimet kritike të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj kryeministrit.

I ftuar në Report tv, Maliqi ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, ndërsa theksoi se Bushati duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist.

Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin. “Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha deputeti Maliqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko