Një kompani në Kinë ka shpikur disa butona ashensorësh të cilët mund të marrin komanda pa prekje.

Shpikja e radhës vjen si një përpjekje për të evidentuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit të ri.

Dizajni i ri i panelit të sjellë nga kompania në fjalë quhet DCT dhe është i përbërë nga një xham dhe disa ndriçues që mundësojnë dhënien e komandave që në ajër, pa prekje.

Një sensor elektrik i vendosur në panel mund të dedektojë lëvizjet e duarve të personave në ashensor dhe mund të marrë urdhëra pa kontakt direkt. Sipas drejtuesit të kompanisë, Han Dongcheng, butona të njëjtë janë instaluar gjithashtu edhe në një spital në provincën Anhui, Kina lindore.

Sipërmarrësi Dongcheng u shpreh se kjo teknologji do aplikohet së shpejti në më shumë ndërtesa publike rreth e qark Kinës. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re