Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera është pyetur edhe për “Butrintin” dhe nëse ka besimin se Gjykata Kushtetuese do ta anulojë koncesionin.

Zhupa është shprehur se pavarësisht se edhe “Kushtetuesja” vetë ka shkelur kushtetutën në disa raste, ajo beson tek institucioni dhe jo tek individët.

Deputetja e PD ka shtuar se kjo çështje është një gurë prove për këtë gjykatë, pasi është një çështje e identitetit kombëtar dhe jo politike, e nëse sipas saj as në këtë rast nuk ngrihet në nivelin e duhur, atëherë më mirë të mos ekzistojë.

“PD rast pas rasti edhe sipas çështjeve i ka bërë të qarta pozicionet se pse e ka shkelur kushtetutën edhe Gjykata Kushtetuese. Por pavarësisht kësaj unë nuk besoj tek individët, por te Institucionet.

Kjo është një çështje që nëse nuk merr zgjidhje nga Kushtetuesja, për shkeljet penale do të shkojë në SPAK. Unë kam vënë provë Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është çështje politike, por një cështje e identitetit kombëtar dhe historisë së saj.

Dhe nëse nuk arrin që edhe për këtë çështje, të ngrihet në nivelin e duhur, atëherë nuk ka më arsye se pse të ekzistojë Kushtetuesja në vend.

E konsideroj si një gur prove, ku do të tregojë realisht nëse në fibrën e tyre si gjyqtare ka ende kushtetutshmëri brenda. Unë kam vendosur të gjitha provat në dispozicion,” tha ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re