Seanca maratonë ka vijuar me debate dhe akuza të forta mes përfaqësuesve politik dhe kryeministri Edi Rama.

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë sa i përket inceneratorëve.

 

Kryemadhi u shpreh se me buxhetin e 2023 do t’i kalohet 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës.

 

“Ky buxhet është i jashtëzakonshëm pasi shqiptarët nuk po ikin nga Shqipëria se kanë jetë të keqe, por për pushime, për të punuar. Në fakt, nuk kisha ndërmend për të folur, pasi nuk i dëgjon njeri. Janë disa kukulla që i përdor mbreti kukull për të bërë estradën e tij. Kur dëgjova sot që artikulonte me dhimbje se sa i fyer ishte për të gjithë padrejtësinë që i është bërë për evazionin fiskal.

 

Në buxhetin që do të kaloni i jepni inceneratorit të Tiranës 10 mln dollarë për një gjë që nuk ekziston. Me 10 mln dollarë mund të bëni pafundësisht për shkollat, çerdhet dhe për ndihmën sociale. Do e vazhdojmë sërish betejën e çmontimit të betejës së inceneratorëve. Unë mendoj se Edi Rama si pronari kryesor i inceneratorëve do të përgjigjen para kësaj. Inceneratori i Tiranës është deri në 2047 që është një vepër penale e cila vazhdon”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re