Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar buxhetin e parashikuar për vitin 2024, duke u shkrehur se nuk ka asnjë lidhje me realitetin e xhepave të qytetarëve shqiptarë.

Deputetja demokrate thekson se sipas saj, ky buxhet parashikon 9% më pak fonde për bujqësinë si dhe “195 milion euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milion euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u”.

Reagimi i Jorida Tabakut

Besoj të gjithë i keni dëgjuar shifrat stratosferike që po prezantohen me buxhetin tashmë. Asnjë lidhje me realitetin e xhepave të qytetarëve shqiptarë.

Dy gjëra ka buxheti: Rritjen e përgjithshme të taksave me 70 mln euro, i njëjti avaz socialist i 10 viteve të fundit dhe e dyta, ka një rritje të përgjithshme të çmimeve që reflektohet me më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Nga pikëpamja e shpenzimeve, a do të sjellë gjë në xhepat e qytetarëve shqiptarë?  9% më pak fonde bujqësia, 195 milion euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milion euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u.

Si përfundim, avazi i 10 viteve të shkuara, e njëjta filozofi, asnjë sektor që ka mbështetje kryesore, asgjë për qytetarët shqiptarë në fund të ditës!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re