Zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit 2022, ka renditur prioritetet kryesore të qeverisë.

Ai u shpreh se buxheti i 2022, është më i miri i 30 viteve ndërsa theksoi se meritë kryesore për këtë është ruajtja e investimeve publike dhe në kohë pandemie

Ahmetaj tha se kolegët e opozitës në vend që të diskutojnë lart e poshtë gjëra që nuk janë të nevojshme, është e rëndësishme që të japin ide dhe të jenë sa më bashkëpunues në përmirësimin e hartimit të buxhetit.

“Të gjithë ato që merrni ju dhe ne referencë, thonë se rritet 17.8%, punësimi dhe pagat po rriten, pavarësisht nga ato që thuhen nga ju. Edhe këtë vit do të vijojë rritja e pagave që nga 40%, për mjekët dhe infermierët. Investimet a po vazhdojnë, patjëtër , ju që jeni ekonomistë e dini çdo të thotë balanca koherente është diferenca mes investimeve dhe deficitit. 94% e shërbimeve janë online, financat publike po stabilizohen, po. Në kohë si këto ato që i njohin financat publike është se gjëja e parë është zgjerimi. Ne e thamë se do të bëjmë këtë për tu ringritur sa më shpejt, jemi të parët në rajon, a mund të ngriheshim më shpejt janë të gjithë që ne jemi gati ti debatojmë.

Kryefjalët e këtij buxheti është shërbimi i qytetarëve, në çdo zyrë, mandati i tretë është një mandat për ndryshimin dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe për sipërmarrësit. Në vend që të vini dhe të diskutoni për metodat e lehtësimit të procedurave ju vini dhe theksoni se paratë shkuan këtu dhe atje. Për çfarë oligarkësh flisni, pasi nëse do të ishin ato në pushtet taksa e biznesit të vogël nuk do të ishte zëri. Infrastruktura kritike është një tjetër kryefjalë, jam dakord të flas, pse nuk e kemi bërë unazën e Tiranës ju dhe ne, do të thoja e drejtë nuk na lejuan financat publike, por tashmë jemi gati ta mbarojmë. Llogaraja, bashkon dy Shqipëri, rivierën me pjesën tjetër, e kishit menduar jo se kishit menduar, e bëjmë bashkë se fitojnë ato që kanë votuar për ju dhe për ne. Aeroportet, portet, patjetër duhet të diskutohen, duhet i vogël, i madh, ndërkombëtar, hajde të diskutojmë se ka dhe nga ju që keni dhe shumë të mira. Buxheti është më i miri 30 viteve pasi, arritëm mos të ulim investimet publike dhe në kohë krize, ndihmën sociale”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re