Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për pacientët me diabet.

 

Ai ka njoftuar mëngjesin e sotëm se me buxhetin e 2023-shit, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

 “Mirëmëngjes! Dhe me lajmin e mirë se me buxhetin 2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjete sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re