Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas  përfundimit të seancës ku u miratua buxheti dhe paketa fiskale.

Çuçi po ashtu foli edhe për rrëzimin e Komisioneve Hetimore të opozitës, duke theksuar se ata janë rrëzuar vetëm për shkak të objektit, që nuk është në përputhje me atë që kërkon Kushtetuesja.

“Lajm i mirë që nuk përbën lajm flakadanë. Është kthyer në qesharake. Se dyti, buxheti  nuk është miratuar me 7 minuta, por pas një diskutimi shumë të gjatë nëpër komisione.

Mezor nuk i marrim njerëzit që të futen në komisione. Është diskutuar me grupet e interesit.

Puna më e madhe, bëhet në komisione. Aty debatohet, diskutohet dhe hidhen alternativa.

Seancat plenare bëhen për t’u diskutuar. Padiskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita” tha fillimisht Cuçi.

I pyetur për rrëzimin e Komisioneve Hetimore të ngritur nga opozita dhe nismën për nismën  ligjore sa i përket ngritjes së komisioneve, Çuçi tha se ata janë rrëzuar vetëm për shkak të objektit që nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Sa i përket nismën për ndryshimin e ligjit, ai shtoi se ky ndryshim kënaq edhe deputetët e opozitës.

“Po e sjell në kujtesë debatin për Komisionet Hetimore, ata janë e drejtë ligjitime e opozitës, e kemi shprehur qartë që Komisionet Hetimore që ka kërkuar opozita nuk janë miratuar për shkaqe të objektit të tyre.

Pse ata nuk e sjellin sipas kërkesës kushtetuese, pse nuk e cojnë në Gjykata Kushtetuese vendimin që kemi marrë ne për ta hedhur poshtë për shkak të objektit? Ata do ngrihen nëse janë sipas përcaktimeve të Kushtetueses.

 Të vijmë të propozimi i ri, ne kemi pritur që të kemi bashkëpunim, ka pasur disa iniciativa spontane, ne bëmë variantin tonë dhe besoj që varianti që kemi cuar kënaq edhe deputetët e opozitës dhe që kanë të bëjnë me objektin dhe varianti që kemi paraqitur përfshin të gjitha përcaktimet, detyrimet që i ka vënë Kuvendit, GJK. Kemi marrë në konsideratë ligjet e Gjermanisë” shtoi ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re