Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa është futur “live” në rrjetin e tij social “facebook” nga salla e Kuvendit, ku pas pak minutash pritet të nisë seanca e rëndësishme për buxhetin e vitit 2024, është shprehu se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.

Ai shprehet se në këtë buxhet, mbi 400 milion janë parashikuar për portin e ri, sepse sipas tij Rama përvetëson me arabin e tij dhe klanin e drogës 1 milion e 400 mijë tokë publike në portin e Durrësit.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Në këtë buxhet mbi 400 milion janë parashikuar për portin e ri, sepse Rama përvetëson me arabin e tij dhe klanin e drogës 1 milion e 400 mijë tokë publike në portin e Durrësit.

Përvecse pasurisë shumë miliardëshë që krijon aty për klanin e tij mafioz ajo shpenzon 400 milion euro  për portin në Porto Romano” tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re