Presidenti i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, këtë të hënë në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin ka komentuar vendimin e qeverisë për amnistinë fiskale. Buxhuku në fjalën e tij nga studio e ABC News është shprehur se është e rëndësishme një vendim i tillë për faktin se paratë e shqiptarëve të mos ngelin jashtë, por të bëhen pjesë e ekonomisë së vendit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Shqiperia që në javën e parë pas shfaqjes së koronavirusit është parë se nuk ka një trend të vrullshëm të përhapjes dhe se masat e marra nga qeveria ishin më të ashpra seç duhet duke krijuar fatura të larta ekonomie.

“Ekonomia ka më shumë se kurrë sot për likujditet dhe të gjithë paratë që do të amnistiohen janë para të e shqiptarëve dhe është mirë që të jenë brenda vendit. Me të gjithë teknikën që u parashtrua është e vështirë që të ndalosh qarkullimin e parave nga një subjekt në tjetrin, nga një person te tjetri dhe të legalizohen. Kjo rrit fluksin por që vë në dukje dhe gadishmërinë e personave për të pastruar këto flukse parash, duke qenë se kemi një amalgamë ligjesh që janë në qarkullim OFL, ligji i amnistisë fiskale , e bëjnë pak konfuze dhe mendoj se do e ulin gadishmërinë e indëvidëve dhe bizneseve për ta futur në cikël.”

Gjithashtu ai është shprehur se pjesë e kësaj paketee do të jenë kruesisht të ardhurat nga emigrantët apo dhe paratë e fshehura nga bizneset për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë së tyre në treg.

“Në këto 30 vite sistemi ekonomik që ka funksionuar në Shqipëri njerëzit janë detyruar që të mbijetojnë ndaj janë krijuar flukse parash në atë që është quajtur ekonomia gri. Bizneset kanë qenë të detyruara për të shmangur deklarimet e tyre në mënyrë që të mbujetonin në treg, kjo para nuk ka atë ngjyrën e zezë dhe ka nevojë që të formalizohet. Po ashtu dhe të ardhurat e emigrantëve që kanë krijuar një kosto të caktuar dhe përjashtim bëjnë paratë në rrugë kriminale dhe me anë të korrupsionit.”

Buxhuku në fjalën e tij ndër të tjera ka theksuar se ky do të jetë një vit shumë i vështirë për turizmin dhe sipas tij qeveria nuk duhet të dëgjojë vetëm këshilla nga specialistë shëndetsorë por duhet ta përhapë më shumë apektin e këshillimit pasi fatura ekonomike e personave që qëndrojnë në shtëpi do të jetë shumë e madhe.

“Turizmi do të ketë një vit të vështirë ne duhet të jemi në fazën që ta lehtësojmë në mënyrë sa më të mundhsme. Është shumë e rëndësishme që qeveria që merr këto masa nuk duhet të marrë këshilla vetëm nga ekipet mjeksore por duhet ta shikojë më në tërësi situatën, gjithmonë duhet të kemi parasysh se ne do të humbim në këtë periudhë por ideja është që të humbasim sa më pak, Ne duhet të kemi normalitet dhe unë mendoj se tashmë njerëzit janë të ndërgjegjësuar aty ku ka biznes”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re