Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka treguar, sipas tij, cilët janë biznesmenët e rrezikshëm.

“Shqipëria ka më shumë se oligarkë. Kjo mënyrë mbrojtje dhe sulmi që i bëhet biznesit është masakrim. Rrezikon që të mos kemi biznes të madh kombëtar. Shqipëria nuk ka oligarkë të mirëfilltë nga biznesmenë. Ato që sot përmenden me emra, nesër do jenë klientë të qeverisë së Ramës. Pse them që mbrojtja kriminale, që po iu bëhet biznesmenëve është kriminale, sepse nuk është e sinqertë”, u shpreh Buxhuku.

Sipas tij, problemi në Shqipëri është edhe politizimi i oligarkisë.

“Kemi biznese që kanë punuar në vite dhe kanë vënë kapital. Problemi është që këtu oligarkia është politizuar. Vetë politika promovon në biznese instrumente të saj. Kemi biznese që krijohen nga hiçi, emra të panjohur që regjistrohen në offshore. Vënë dorë në buxhetin e shtetit përmes PPP dhe nuk ka garë”, shtoi më tej kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re