Buzë të helmuara! Kështu është titulluar një studim i publikuar së fundmi në revistën “Environmental Health Perspectives” i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe “Berkley School of Public Health”.

Ata shprehin nëpërmjet këtij publikimi alarmin në lidhje me buzëkuqët dhe shkëlqyesit e buzëve, të cilët shpesh përmbjajnë metale toksikë që përthithen nga mukozat të cilat ndodhen shumë pranë gojës.

Sipas tyre metalet më të rrezikshëm janë plumbi, kromi, alumini dhe problemi i vërtetë nuk është prania e metaleve por nivelet e larta të përqëndrimit të tyre.
Më i rrezikshmi konsiderohet kromi i cili është një substancë kancerogjene kryesisht të stomakut. Mangani njihet për efektet negative që do të ketë në sistemin nervor dhe të mos harrojnë se produktet e tualetit nuk kanë lidhje vetëm me ju por edhe me fëmijën tuaj duke qënë se do të jenë shpesh pranë lëkurën tuaj.
Kujdes kur blini produktet!• Lexoni gjithmonë përbërjen dhe preferoni produkte që nuk përmbajnë substancat e mësipërme;l• Kujdes me produktet që qëndrojnë në kontakt të gjatë me organizmin si kremi. Ai qëndron më tepër në lëkurë se shampoja dhe sapuni.• Mos përdorni produkte që përmbajnë propylparaben dhe butylparaben, sidomos tek kremrat.• Evitoni përdorimin e produkteve me filtër UV në rast se nuk do të ekspozoheni në diell;• Kujdes me produktet e fëmijës dhe vetes tuaj nëse jeni shtatzanë;• Mos u gënjeni nga shkrimet “jo alergjik”, “klinikisht i testuar”, bazohuni më tepër tek etiketa e përbërjes.



Previous article Arrestohen tre burra, rrahën bashkëshortet e tyre














Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re