Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Në një hadith transmetohet shprehja: Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, apo është i pastër dhe e do të pastrën, apo është i Butë dhe e do të butën”. Apo hadithi tjetër ku profeti alejhi selam thotë:Allahu dëshiron ti shohi gjurmët e bukurisë së tij të manifestuara tek rrobi i vet”. Ndërsa një transmetim tjetër thotë:Besimtari (tek e bukura absolute, tek mëshira shpresëdhënëse hyjnore) nuk ndot, nuk bën pis”. Pra në kuptimin shpirtëror, ai nuk i ndot të tjerët edhe nëse kalon momente ankthi, pasigurie, pesimizmi, etj. Ndërsa e kundërta e kësaj është ajo që Allahu thotë në Kuran në suren Tevbe: Ateistët (idhujtarët të cilët shpresojnë nga njerëzit kur në fakt lumturia, dhe mirësia është në afërsi të Zotit) janë të pistë “, pra me negativitetin dhe pesimizmin që mbartet në zemrat e tyre për shkak se ata nuk e shikojnë të ardhmen vetëm se nën zymtësine e mosbesimit tek Ai që ka në dore lumturinë e kësaj bote dhe tjetrës. I tilli flliq, por kurrsesi besimtari në këtë entitet përgëzues. I është thënë Hasanit se Ebu Dherri kishte thënë: Varfëria është më e dashur për mua sesa pasuria dhe sëmundja është më i dashur për mua sesa shendeti i mirë “, atëherë Hasani tha:Ndërsa unë them Kush beson se ajo që Allahu ka zgjedhur për të është më e mira për të nuk do të zgjedhë një gjendje tjetër përveç asaj që Allahu e ka zgjedhur për të. Ky është përkufizimi i kënaqësie në caktimin hyjnor” Medarixh es-salikine 2/214. Kënaqësia është njëra nga veprat e zemrës. AJO i dhurohet Atij që beson fuqishëm se Ai që jep jetë dhe vdekje, i përgjigjet lutjeve të zemrave që e madhërojne ekzistencën e tij nëpërmjet besimit se Ai gëzohet me fetarizmin e rrobit të vet më tepër sesa gëzohet njeriu i cili e gjen devenë e vet në shkretëtirë, dhe hidhërohet ta mërzisë rrobin e tij duke caktuar diçka të keqe për të, diçka të cilën ai nuk e dëshiron dhe nuk gëzohet. Ndaj mos u bë si djali më i keq i Ademit (Kabili) por bëhu si djali më i mirë i tij (Habili). Pra mos e vil frutin para se të piqet por kujtoje Zotin në veten tënde dhe Ai do të të dhurojë kënaqësinë e zemrës dhe dritën e shpirtit e kështu pritja për të korrurat nuk do të jetë privim por kënaqësi dhe lumturimi për atë vend takim.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re