Asnjë ndeshje shqiptare nuk do të mund të kuotohet më në kompanitë e huaja të basteve, nga ato më prestigjozet te ato më të voglat sa i përket Europës (dyshohet që e njëjta gjë po ndodh edhe në tregun aziatik)…

Vendimi zyrtar ka ardhur menjëherë pas Bylis-Tirana, duke qenë se në këtë ndeshje janë vendosur shuma të mëdha parash si përpara, ashtu edhe gjatë ndeshjes raporton Telesport. Madje, menjëherë Betradar është njoftuar nga kompanitë e huaja, gjysma e të cilave janë detyruar të bllokojnë ndeshjen pasi kanë nuhatur fluks të jashtëzakonshëm parash në kuotën 1 (fitore e Bylis) menjëherë sapo Tirana ka shënuar golin e parë.

Kështu, futbolli shqiptar del nga tregu i basteve deri në fund të këtij sezoni dhe rrezikohet që të mos futet as vitin tjetër, pasi tashmë është shënuar me njollë “të kuqe”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re