Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI, kanë deklaruar në përfundim të mbledhjes për Reformës Zgjedhore se janë dakordësuar disa pika të hedhura në diskutim.

Megjithatë Bylykbashi sqaroi se, këto janë elementë plotësues të asaj që është më thelbësore, pra zhdukja e krimit zgjedhor përmes vënies në funksion të organeve ligjzbatuese, si polici, prokurori dhe SPAK.

Bylykbashi: Pas asaj ndërprerje brutale që shkaktuan veprimet e Ramës për të nxjerrë nga binarët një proces të rëndësishëm. U arrtit dakordësia për dy periudha zgjedhore 15 prill-15 maj, 15 tetor-15 nëntor që presidenti të caktojë zgjedhje pa periudha të caktuar sepse shumë zgjedhës largohen nga Shqipëria në periudha zgjedhjesh. Arritëm konsesus për raportin e financimit përmes një formule mixe sepse ne kemi pas qëllim reduktimin drastik të financimit të jashtëm për të larguar paratë e paligjshme. Jemi në rrugën e përmbylljes.

Duhet të jemi të qartë për problemet kryesore. Ajo që duam të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të fshehtë dhe të lirë. Ajo që ne do bëjmë dhe do kemi në diskutim janë masa që rregullojnë rolin e organeve ligjzbatuese në goditjen e krimit zgjedhor, masat për sekretin e votës dhe teknologjia të shërbejë për votim korrekt dhe jo familjar apo të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri. Çështjet e tjera janë bosht. Kjo është sfida më e madhe për ditët në vijim.

Vasili: Një nga tre argumentet ishte edhe kuota gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe kompromis që kuota gjinore të jetë një në tre, ndërsa në zgjedhje lokale ku ka qenë 50% një kuotë jo realiste. Kemi kërkuar që kjo kuotë të ketë dispozita mbrojtëse për të shmangur historitë e të shkuarës për të hedhur një hap në rrugën e duhur dhe jo atë që quhet demagogjia dhe hipokrizia e radhës. Kjo pjesë e mbyll këtë çështje dhe hidhet një hap i rëndësishëm për një garë të hapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re