Ka nisur me debate seanca e sotme plenare.

 

Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi janë përplasur me njëri-tjetrin për emrin e Ardian Dvoranit në Gjykatën Kushtetuese.

 

Ka qenë deputeti i PD ai i cili në nisje të seancës plenare tha se Dvorani nuk duhet të jetë pjesë e Kushtetueses, duke e argumentuar se ky i fundit e ka nisur karrierën e tij me dhunë.

 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili tha se duhet të lajë gojën kur të përmendë Dvoranin, të cilin e cilësoi si kampion të drejtësisë.

 

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.

 

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kam të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit,. Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lekëve e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Dvorani.

 

Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren. Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko