Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi reagoi sërish për arrestimin e kryeministrit Edi Rama në Bolonja. Pas reagimit të Ramës, Bylykbashi postoi në “Facebook” shkrimin e medias italiane dhe deklaratën e zbardhur të kryeministrit. Sipas demokratit, ose Rama ka gënjyer median, ose ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

 

“E shkruar e zezë mbi të bardhë: “Më kanë arrestuar njëherë në Bolonja”. Ka dy mundësi zoti Rama:

Ose në delir e sipër ke gënjyer median italiane.
Ose ke gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet të përgjigjesh për këtë. Je gënjeshtar delirant apo të duhet të dorëzosh mandatin si çereku i deputetëve të partisë tënde?”

 

Edi Rama sqaroi në “Tëitter” se gjatë intervistës po fliste për racizmin antishqiptar në Itali.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re