Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi: Së pari më lejoni t’ju përshëndes dhe t’ju uroj për mandatin tuaj të rëndësishëm në organin e dytë më të lartë në PD. Kam nderin që para jush të paraqes draft-rezolutën mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Procesi kushtetues dhe tradita parlamentare në Shqipëri synojnëkonensusin më të gjerë politik. Në këto kushte Këshilli Kombëtar vëren se mazhoranca ka kapur të gjitha pushtetet përfshirë atë të drejtësisë duke përmbysur balancat e pushteteve. Kapja e presidentit nga ana e tij do t’ijepte pushtet të plotë ndërkohë që aktualisht ka 90% të pushteteve.

Për sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, me këtë rezolutë vendos:

Partia Demokratike do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit të Republikës
me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, në çdo rast pa u bërë pjesë e farsave
institucionale të mazhorancës socialiste.

Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike të caktojë
përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në
procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike
dhe nenin 4 të Rregullores së Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e qëndrimit politik të
Partisë Demokratike të përcaktuar në këtë rezolutë.

Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike
të rrjedhur nga vendimet e organeve përfaqësuese të Partisë Demokratike, nuk
përfaqesojnë Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re