Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së socialistëve kundër SPAK.

Bylykbashi shkruan në një status në rrjetet sociale se mjafton që SPAK të shkonte me disa pranga dje te Asambleja e PS dhe do kishte plotësuar planin e punës për tre breza.

“Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me “golden goal”, shkruan Oerd Bylykbashi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re