Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi mendon se Kushtetuta ia jep të drejtën parlamentit që ta rrëzojë Edi Ramën, sepse ky i fundit ka zgjatur deri ne 24 qershor gjendje e fatkeqësisë natyrore.

Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim vendim antikushtetues, pasi gjendja e jashtëzakonshme zgjatet vetëm 30 ditë

“Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te vërteta shëndetësore me qindra mijëra te sëmurë e dhjetera mijëra te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundërshtojnë keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta të mirëfillta ne rruge.

Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por çeshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Çështja është a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim?”, pyet Bylykbashi.

Ai argumenton se afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 dite dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar.

“Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎ Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.

Nese do te kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykaten Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nese Rama, nen pretekstin e koronavirusit, mund te zgjase gjendjen e jashtezakonshme dhe kufizimin e lirive te shqiptareve aq sa i leverdis pushtetit te tij edhe pse statistikat nuk e justifikojne. Por fale Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e semura, edhe pse sot e thone te gjithe qe eshte me mire t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse jane nder mburojat e para ne diten kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten.

Bylykbashi paralajmëron se Edi Rama do të përpiqet të gjejë arsye ta zgjasë gjendjen e pandemisë edhe kur ajo të jetë zhdukur tjetërkund.

“Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re