Nuk është byreku tradicional me të cilin jeni mësuar ama është një shije shumë e mirë! Petët janë të plota e të ngjeshura, pak si brumë buke, por shumë më të lehta. Mbushja është me perime dhe të dyja bashkë do t’i shijoni si një recetë të re e të vjetër!

Përbërësit për një tavë mesatare:300 gr miellPak ujëKripëVaj ulliri

Për mbushjen: Perime sipas dëshirës; mund të zgjidhni kunguj, speca të kuq, patëllxhan…1 qepë të kuqeErëzaHudhra

Përgatitja:Përgatisim së pari brumin duke përzier e punuar mirë të gjithë përbërësit e tij. Kur të kemi arritur një masë të ngjeshur por jo shumë të fortë, e lyejmë brumin me pak vaj ulliri dhe e lëmë mënjanë të pushojë, të paktën për një orë.Ndërkaq përgatizim mbushjen. Pastrojmë dhe presim perimet. I kaurdisim në një tigan të madh ku kemi hedhur vaj ulliri me pak hudhër. Shtojmë erëzat që na pëlqejnë pa qenë nevojë që perimet të zbuten shumë sepse do të kalojnë edhe në pjekie.Hapim gjysmën e brumit si petë të poshtme, shtrojmë mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër. Nëse doni mund të vini edhe djathë në brendësi!Piqeni për rreth 30-40 minuta në 200 gradë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re