Byrek me kos e presh, alternativë praktike për të shijuar këto kohë. Receta është realizuar nga Zonja Katerina e cila ka hapësirën e saj të të gatuarit në News24.

Shijojeni pasi është shumë i thjeshtë në përgatitje!

Përbërësit: 1 kg presh të grirë hollë 2 gota kos 2 kokrra vezë 1 tufë nenexhik 4-5 lugë gjelle vaj ulliri 4 peta të përgatitura vetë ose 5-6 petë të gatshme

Përgatitja: Fillimisht grijmë shumë hollë preshin, e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë t’i bie temperatura.

Pasi preshi të jete ftohur e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës. Rrahim vezët me kosin dhe e shtojmë tek preshi i gatuar.

Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë dy peta dhe më pas vendosim mbushjen me presh.

Vendosim mbi mbushje dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re