Skip to content

Byzylyk me sinjal alarmi për distancën fizike dhe temperaturën e trupit, ja zgjidhja për italianët

1588937624 2312294608636cbbb86a14b78b7af5d94f9a35a4c

Një byzylyk që lëshon sinjal alarmi nëse nuk respektohet distanca fizike mes dy personave mund të jetë zgjidhja për një sezon veror jashtë rrezikut nga infeksioni i koronavirusit

Byzylyku është eksperimentuar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë  dhe mbajtja e tij mund të bëhet e detyrueshme në Rajonin italian të Liguria.

Por edhe në Lombardi, në një kopsht fëmijësh në zonën e Varese, po bëhen plane për ta miratuar atë për rifillimin e vitit shkollor. Byzylyk hi-tech mund të jetë i dobishëm gjithashtu për rifillimin e vitit shkollor në të gjitha shkollat dhe universitetet në të gjithë Italinë.

Ndërsa në Puglia një start-up i zhvilluar në Bari, dhe tashmë i patentuar po vlerësohet të jetë i detyrueshëm për ata që do ti kalojnë pushimet verore në plazh. Qëllimi është që përmes byzylykut apo start-up njerëzit të ruajnë distancën e sigurisë fizike në mënyrë të “zgjuar”.

Sipas guvernatorit të Rajonit të Liguria, mbajtja e byzylykut mund të bëhet e detyrueshme sepse ju lejon të monitoroni distancën e sigurisë midis njerëzve dhe temperaturën e trupit. Nëse diçka nuk është në rregull, byzyluku lëshon një alarm zile apo me dridhje.

Byzylyku ​“’i zgjuar” është zhvilluar nga IIT i cili tani është duke kërkuar partnerë industrialë për prodhim në shkallë të gjerë. Byzylyku gjithashtu ka sensorë për regjistrimin e temperaturës së trupit.

Gjithashtu po testohet një kostum banje i sensibilizuar i aftë për të monitoruar disa parametra të trupit të njeriut. Prototipi është krijuar nga grupi hulumtues i Dynamic Interaction Control Lab, dhe përdor një pjesë të algoritmeve dhe teknologjive që studiuesit hartuan për kostumin e sensibilizuar për të lexuar lëvizjen e trupit dhe lëshojnë një sinjal alarmi.