Ditët e grave të cilat përmes testeve tradicionale presin të kuptojnë nëse janë shtatzënë apo jo, janë vetëm duke u numëruar!
Kjo pasi shkencëtarët amerikanë, kanë zbuluar një byzylyk elektrik dore, që jep sinjal në momentin kur gruaja është në pritje të një fëmije, njofton Klan Kosova.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shënojë fundin e testit tradicional i cili u zhvillua në vitin 1969.
Sensori i veshur mat faktorët duke përfshirë rrahjet e zemrës, temperaturën dhe rezistencën – sa një grua djersitet.
Mohaned Shilaih, një studiues i lartë në Universitetin e Zyrihut, ka zhvilluar byzylykun me kompaninë zvicerane Ava, njofton Klan Kosova.
Se sa mund të jetë efektiv, pritet të kuptohet ditëve në vazhdim atëherë kur dhe ky byzylyk do hidhet në treg!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re