Artikulli i Ministrit të Punëve të Jashtme Z. Mevlut Çavussoglu, i publikuar në New York Times më 28 Janar 2018 me titullin “Amerika ka zgjedhur partnerin e gabuar”.

Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me Lindjen e Mesme nga interesat, por Turqia vetëm me Sirinë dhe Irakun ndan kufirin rreth 1290 km. Në këtë gjeografi dhe më gjerë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë qëllimin e mposhtjes së organizatave terroriste që kërcënojnë kombet tona. ISIS (ose i ashtuquajturi Shtet Islamik) ka qenë armiku ynë i përbashkët dhe fitorja kundër grupit nuk mund të ishte e mundur pa kontributin aktiv të Turqisë.

Këto kontribute vazhdojnë edhe pse grupi është mposhtur ushtarakisht si në Irak dhe Siri. Ushtria turke ne vitin 2016 ishte vendimtare në çlirimin e qytetit Jarabulus, ne veri të Sirisë nga ISIS. Turqia ndaloj më shumë se 10.000 anëtarë të filialeve të ISIS dhe Al Kaidës dhe dëboi rreth 5,800 terroristë ndërsa nuk lejoj hyrjen e më shumë se 4,000 udhëtarë të dyshimtë.

ISIS ka humbur kontrollin territorial në Siri dhe Irak, por ende mban aftësinë për të shkaktuar tmerre. Autoritetet turke kohët e fundit kryen operacione kundër qelizave të ISIS dhe dëmtuan përpjekjet e saja për të riorganizuar.

Zyrtarët amerikanë na kanë thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbeten të angazhuar dhe kanë nevojë për çizme (ushtarake) në terren në Siri për të parandaluar një rigrupim të mbetjeve të ISIS-it. Por lufta kundër ISIS nuk mund dhe nuk duhet të nënkuptojë se ne nuk do të luftojmë kundër grupeve të tjera terroriste në rajonin tonë që kërcënojnë vendin tonë dhe sigurinë e qytetarëve tonë.

Një ngërç është krijuar midis nesh nga zgjedhja e partnerit vendor të Shteteve të Bashkuara në këtë luftë: Një grup që vetë qeveria amerikane njeh si një organizatë terroriste. Të ashtuquajturat Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, ose YPG., janë thjesht një organizatë terroriste e paligjshme e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit me një emër tjetër.

Grupet kanë adoptuar emra të ndryshëm dhe kanë zhvilluar struktura të ndërlikuara, por kjo nuk mbulon realitetin e tyre. Ata udhëhiqen nga të njëjtët kuadro, trajnohën në të njëjtat kampe, ndajnë struktura organizative dhe ushtarake, dhe përdorin të njëjtat mjete propagande dhe burime financiare. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose P.K.K, drejton Y.P.G., dhe sulmuesit vetëvrasës P.K.K. janë të trajnuar në kampet e Y.P.G.-së në Siri.

Për habinë tonë, terroristët e Y.P.G./P.K.K. në të gjitha kufijtë tanë në Irak dhe Siri po përdorin armë dhe trajnime të siguruara nga Shtetet e Bashkuara. Armët e konfiskuara nga forcat tona të sigurisë nga P.K.K. janë rritur dukshëm në numër dhe në sofistikimin.

Një aleat i NATO-s që armatos një organizatë terroriste që po sulmon një aleat tjetër të NATO- s është një shkelje thelbësore e gjithçkaje që NATO përfaqëson. Është një anomali e politikës që duhet korrigjuar.

Nuk kemi asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara do të shohin dëmin që kjo politikë po shkakton në kredibilitetin e aleancës së NATO-s dhe do te korrigjon politikën e saj, duke i vendosur së pari aleatët dhe interesat afatgjata. Mbështetja Amerikane në Njësitë e Mbrojtjes së Popullit është një gabim i vetëdijshëm (self inflicted error) kur Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një partner të aftë në Turqi.

Turqia, megjithatë, nuk mund të përballojë për të pritur korrigjimet eventuale dhe të pashmangshme të kurseve. Shprehjet jo reale te lojalitetit për të kuptuar shqetësimet e sigurisë të Turqisë nuk i largojnë këto kërcënime dhe rreziqe.

Në javët e fundit, autoritetet turke kanë evidentuar një rritje të kërcënimeve të paraqitura nga Y.P.G. dhe kampe të Daeshit në Siri. Terroristët në rajonin Afrin në Siri kërcënuan jetën dhe pasurinë e popullit të rajonit dhe të turqve përgjatë kufirit.

Ne kishim për të vepruar, dhe kështu Turqia ka nisur Operacionin Dega e Ullirit kundër terroristëve në Afrin.

Operacioni ka një objektiv të qartë: të sigurojë sigurinë e kufijve tanë dhe të neutralizojë terroristët në Afrin. Ajo zbatohet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me të drejtën tonë për vetëmbrojtje. Caqet janë terroristët, strehëzat e tyre, armët e tyre dhe infrastruktura përkatëse. Ushtria turke po vepron me masë të madhe për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Ne kemi intensifikuar ndjeshëm përpjekjet tona humanitare, duke ngritur kampe për të ndihmuar civilët që iknin nga Afrini. Ne tashmë po akomodojmë mbi tre milionë sirianë dhe agjensitë humanitare turke po ndihmojnë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Turqia do të vazhdojë misionin derisa terroristët të pastrohën. Turqia nuk do të pranojë krijimin e enklavave separatiste ose strehave të sigurta terroriste që kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare dhe janë kundër vullnetit të popullit sirian.

Turqia tashmë ka qenë aktive në çdo proces politik që kërkon një zgjidhje për këtë ngërç në Siri. Ruajtja e integritetit territorial të Sirisë është çelësi i përpjekjeve për paqe. Pastrimi i terroristëve do të thotë hapja e hapësirës për paqe.

Ne përpiqemi për një të ardhme që është e lirë nga subjektet terroriste, e lire nga implodimet fqinjësore, luftërat dhe fatkeqësitë humanitare në rajonin tonë. Turqia meriton respektin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në këtë luftë esenciale. /tsh/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re